Itali- Një sasi e madhe kokaine është zbuluar së fundmi nga karabinierët gjatë një kontrolli të kryer brenda një banese në Milano.
Në total është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 93 kilogramësh kokainë, për të cilën autoritetet italiane arrestuan një 31 vjeçar shqiptar.
Vlera e drogës përllogaritet të kapte shumën e 4 milionë eurove nëse do arrihej të shpërndahej. Sipas mediave italiane, i riu shqiptar rezulton të ketë familjarë të tjerë të cilët janë të përfshirë në veprimtari kriminale si trafiku i drogës në të kaluarën.
Kontrollet u zhvilluan gjatë orëve të para të së hënës, ndërsa vijojnë hetimet për kapjen e anëtarëve të tjerë të grupit kriminal në fushën e trafikut të lëndëve narkotike. Versus.al







