AKTUALITET /

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt, shkak mungesa e njoftimit të të pandehurve

Shkruar nga Versus

Shtyhet seanca në GJKKO ndaj Veliajt, shkak mungesa e njoftimit të

Seanca paraprake për Veliajn e cila ishte planifikuar për t’u mbajtur sot, është shtyrë për në datë 10 tetor në orën 09:00.

Shkak për këtë shtyrje është bërë mos njoftimi i palëve sipas procedurës së kërkuar nga ligji. Në dalje të godinës së GJKKO, të pandehurit mes të cilëve disa biznesmenë dhe ish-deputetja Klotilda Bushka, nuk folën për mediat.

Veliaj vetë nuk ishte i pranishëm në sallë. Në seancën që do të mbahet më 10 tetor, gjykata do të vendosë nëse dosja e Veliajt do të kalojë për gjykim ose jo, ose nëse duhet të kthehet për plotësim hetimesh. Versus.al

Poll