Janë publikuar detaje të reja në lidhje me marrjen peng dhe dhunimin e 27-vjeçarit në Tiranë ku u arrestuan 3 persona Lusjan Kimza, Asmireld Nimani dhe Agustin Kimza dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, dy prej të cilëve janë vajza.
Në kërkim janë shpallur Klajdi Limani, Monika Marku dhe Suate Cenoaliaj. Kjo e fundit kishte pasur një lidhje dashurie me 27-vjeçari dhe njëkohësisht edhe me një prej të arrestuarve, Lusjan Kimza. Ky i fundit ishte edhe ideatori i pengmarrjes së 27-vjçarit.
Pasi ka parë se e dashura e tij fliste me sms edhe me 27-vjeçarin kanë rënë dakord që t’i bënin atij presion dhe t’i kërkonin para.
Pikërisht në këtë moment hyn në lojë edhe vajza tjetër, Monika Marku. Kjo e fundit ka biseduar me 27-vjçarin dha kanë lënë vendtakimin për të pirë kafe.
Të rinjtë e kishin menduar planin më së miri, pasi kishin marrë një apartament në airBNB ku Monika Marku kishte shkuar më pas me 27-vjeçarin.
Pikërisht në këtë moment nga tualeti i apartamentit dalin djemtë e tjerë dhe pasi dhunojnë të riun i kërkojnë atij shumën prej 5 mijë eurosh.
27-vjeçari mbahet aty për disa orë dhe më pas largohet dhe merr shumën e lekëve në shtëpi dhe ua jep keqbërësve.
Po ashtu ata i kërkojnë sërish shumën prej 5 mijë eurosh duke e shantazhuar dhe kërcënuar. I riu për shkak të dëmtimeve që kishte marrë ishte paraqitur në spital për tu mjekuar, ku mjekët njoftuan më pas policinë.
Agjentët bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes pas deklarimeve të tij, ndërsa dhënia e parave prej 5 mijë eurosh për herë të dytë u bë me anë të stimulimit për të identifikuar dhe arrestuar personat përgjegjës.

