
Lida Shosha një mjeke e njohur shqiptare i ka bërë thirrje Vangjel Tavos, për mbylljen e menjëhershme të shtegut të rrezikshëm drejt Plazhit të Filikurit, i njohur si “shtegu i vdekjes” pas vdekjes së një turisteje 23-vjeçare këtë të mërkurë.
Sipas saj, ky shteg është kthyer në një rrezik serioz për jetën e turistëve që vizitojnë këtë zonë të bukur bregdetare. Së fundmi, një vajzë 23-vjeçare holandeze humbi jetën tragjikisht, duke rënë nga mbi 30 metra lartësi nga një shkëmb i thepisur.
Kjo ngjarje vjen pas disa tragjedive të tjera në të njëjtën zonë: në qershor humbi një tjetër turiste holandeze, ndërsa pak javë më parë një braziliane pësoi lëndime të rënda, por arriti të mbijetojë. Shosha thekson se këto raste janë paralajmërime të qarta për rrezikun serioz që paraqet ky shteg.
“Si mjeke, besoj fuqimisht se siguria e jetës së turistëve duhet të jetë prioritet i autoriteteve lokale dhe qendrore. Nuk mund të lejojmë që njerëzit të vazhdojnë të rrezikojnë jetën duke zbritur në mënyrë të paligjshme dhe të rrezikshme në këtë zonë,” shprehet ajo.
Reagimi i plotë:
Bashkia e Himarës, duhet me urgjencë ekstreme të mbyll shtegun vjekjeprures të Plazhit te Filikurit, në Himarë.
Zoti Tavo, me gjithe respektin e lartë që kam për Ju, ju lutem ndaloni arkivolët me trupat e turistave nga Himara që ju drejtoni.
●Sot, një tjeter turiste hollandeze veç 23 vjeç, humbi jetën duke rënë nga mbi 30 metra shkëmb i thepisur, e duke rëzuar me vete , gurë qe ranë nga qielli mbi kokën e një turisteje tjeter ,që po shijonte diellin.Prinderit e përcollën për pushime, do e marin me arkivol. Në qershor vdiq një tjeter turiste hollandeze, dy javë më parë një braziliane u copëtua por mbijetoi. Dhe sa njerez duhet te vdesin në këtë shteg të mallkuar e të nëmur të Himarës, që personat përgjegjës te marin masa të repta për ndalimin e zbritjes si tarzani, në zonat me rezikshmëri te larte për jetën.
●Pse lejohen njerezit te bëjnë akrobacira vdekjeprurese?
●Çfare imazhi përcjellim për sigurinë e jetës së turistëve që vizitojnë Shqipërinë turistike...
● Sot e nisëm ditën të planifikuar për një shëtitje në brigjet e himarës me familjen, ishim në një nga skafet e zakonshëm që nisen nga Himara e vizitojnë shpellat dhe plazhet rotull, sapo mberitem në Filikur, një skaf policie kishte zbritur në breg. Pak sekonda më vonë, erdhi policia kufitare. Ndërkohë breg disa te infermiere të huaj dhe një mjeke italiane që, më vonë më tha, kishte 2 javë qe kishte mbaru mjekësinë, po i bënin CPR.
●Ne ishim larg bregut, dhe djali i thote policit ka mjekë qe po e ndihmon,jo i thote polici, epo kam unë mjek në skaf, më lejo te afrohem. U afruam, zbritëm, nxituam ku ishte vajza, që realisht ishte pa shenja vitale jetësore, pa puls, me midriaze bilaterale, dy a tre infermiere të huaj kishin 15minuta që i bënin masazhin kardiak, kishte traumë kraniale me fraktura te kokës, fytyres, maxilës,mandibulës,gjithe dhëmbët e thyer, dhe gjak qe dilte në mënyre të vazhdueshme nga goja dhe rrugët respiratore, patjetër që rezimi nga një distance aq e larte përtokë në shkëmbenj ishte fatal. Sigurisht e ndihmuam sa mundem. Nga shumë raste traumash që kemi trajtuar nder vite, si kirurg traumatolog e dija që ishte e pamundur ti mbijetojne atyre dëmtimeve fatale, ajo vajzë e re nga Hollanda, e humbi jetën aty në Filikur.
●Me shumë vështiresi nga dallgët e bregut, u ngjit në skafin e policise kufitare, dhe njërit prej policëve i thashë te kontaktojë me mjekun qe rasti është ekstrem, dhe duhet thirr helikopteri me urgjence për ta transportu në Tiranë. Nderkohë vajzës tjeter që i kishte rënë guri në kokë e dikush i kishte vënë një bandazh, po që komunikonte dhe ishte në gjendje te stabilizuar, i thashë policit mereni, ta kontrollojnë mjekët, se traumat e kokës mund te precipitojnë me kohën, mire eshte te kontrollohet në spital. Vajza më falenderoi, dridhej e tëra nga tmeri, i sqarova qetë që mire eshte të kontrollohej në spital, dhe u nis me policët të cilët po përpiqeshin të bënin maksimumin dhe realisht i falenderoj.
Mbase të tjeret se kuptuan dhe aq çkishte ndodhur, pyesnin në do mund te shpëtonte, unë e dija që kjo ishte e pamundur.
●Shplava duart gjithë gjak në breg te detit, me trishtim të thellë mbytës në shpirt, dhe pashë gjithë turistët të tmerruar e shokuar nga kjo dramë e paprecedent, si nëpër filma horror.
●Më pas u larguam, të pafjalë, të lënduar thellë në shpirt që ngjarje të tilla të mos marrin më jetë të rinjsh, të mos njollosin më me gjak brigjet shqiptare ,e aty ku shteti mund ti parandalojë, duhet me doemos te marë masa urgjente.
Të mbyllet me urgjencë, shtegu i vdekjes së Filikurit, njerezit nëse duan të bëjnë aty plazh, të aksesohet me rugë detare nga skafet e vegjël qe nisen çdo orë e minutë nga Himara, derisa qeveria të mare masa,e të ndërtojë një shkallare të sigurtë, që njerëzit të mos lën kockat në Filikur. /Versus.al/