AKTUALITET /

Situata e zjarreve në vend, vijon të digjet Parku Kombëtarë i Tomorrit, në Selenicë vatrat vihet nën kontroll

Vijojnë digjen Parku Kombëtar i Tomorit dhe i Prespës ndërsa vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës është vënë në kontroll

Shkruar nga B.SH

Situata e zjarreve në vend, vijon të digjet Parku Kombëtarë

Vatrat e zjarrit në Parkun Kombëtar të Malit të Tomorrit vijojnë që të jenë aktive.

Zjarri nis mesditën e 12 gushtit duke dejgur kurorën si fillim kurorën me pisha.

Autoritetet vendore sqaruan se vatra ndodhet në zonën e “Majës së Çukës”, aty ku mbahet pelegrinazhi i përvitshëm i besimtarëve bektashinj (20-25 gusht) dhe flakët u përhapen me rrezikshmëri edhe për shkak të erës dhe terrenit të thyer.

Ndërsa në Malin e Thatë dhe në Parkun Kombëtar të Prespës zjarri vijon prej 7 ditësh.

Perfekti i Qarkut Korçë Nertil Jole tha se ‘sot pritet që të vihet nën kontroll’.

Sakaq vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës është vënë në kontroll. Kështu bën me dije ministri i Mbrojtjes Pirro Vëngu.

Sipas ministrit, rreziku për banesat është eliminuar, por situata po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm.

 

 

 

 

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: