AKTUALITET /

“S’ka të ardhura për t’i blerë”, prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të të arrestuarit në Gjermani

Shkruar nga Versus

“S’ka të ardhura për t’i blerë”,

Tiranë- Prokuroria ka kërkuar konfiskimin e pasurive të paluajtshme të I.D, i cili rezulton të jetë i arrestuar në Gjermani nën dyshimin e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Sipas organit të akuzës, hetimet e nisura në vitin 2025 zbuluan se ky person ishte shpallur më parë në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për trafik droge e armëmbajtje pa leje.

Të dhënat treguan se kjo veprimtari ishte kryer gjatë periudhës 2019-2020, detaj që ka sjellë dyshimet se pasuria e krijuar më vonë në kohë mund të jetë rezultat i fitimeve nga veprimtaria e paligjshme e kryer prej tij.

Vlera totale e të ardhurave që I.D dhe familjarët e tij deklarojnë është më e ulët sesa investimet dhe shpenzimet e kryera. Prokuroria arriti në përfundimin se I.D dhe familjarët e tij janë në pamundësi financiare për blerjen e pasurive të paluajtshme si më poshtë:

- Pasuria e paluajtshme lloji “arë”, me sip 850 m2 ndodhur në Zall Herr Tiranë;

- Pasuria “njësi”, me sipërfaqe bruto 98.8m2; si dhe

- 2 “poste parkimi”, ndërtuar sipas lejes së ndërtimit për objektin 1-2-9 kate+1kat nën tokë, në rrugën ‘Bulevardi Blu-Kamëz’. Versus.al

Poll