Mjekja Alketa Pere ka dalë sërish në media për të mbrojtur veten.
Pasi akuzoi gazetarët se i kishin deformuar fotot, Pere është shfaqur në Tch për të thënë se, ishte e pastër në detyrën e saj dhe kishte punuar edhe në kohëra të vështira.
Ajo është shprehur se, kur u pezullua një moment i vogël e ka ndarë nga hedhja prej ballkonit, për shkak të tronditjes që kishte pësuar.
Grida Duma: Pse vendose të shfaqeshe sërish në publik?
Alketa Pere: Për mua nuk është një moment i favorshëm por e zgjodha këtë emison të sqaroj pozicionin tim në këtë hetim, ngaqë kanë ndodhur kërto ngjarje më duket vetja… kam 30 vite si mjeke, po e them si eksperte.
Grida Duma: Ndihesh mjeke?
Alketa Pere: Nuk di çfarë të them kam marrë telefonata nga pacientët, më është dukur vetja në punë ose me pushime, kur mora vesh pezullimin ajo ndjesi si mjeke ishte që pse është shtuar numri i vetëvrasjeve në Shqipëri, Kur mora vesh këtë lajm i dhash të drejtë edhe asaj zonjës që u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët më ndau një moment I vogël për t’u hedhur nga ballkoni.
“Një mjeke me 30 vite eksperiencë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Kam shkuar në punë në 1997 mes plumbave, as në kovid se ndala punën.
Marrëdhëniet më të dobët e kam me kirurgët sepse i kam thënë mos i çoni pacientët tek spitalet tuaja private.
I kam dërguar një mesazh para disa kohësh drejtoreshës ku i thashë për problematikën. E dija që çonin pacientët tek privati.
Nuk e di çfarë të them për ndëshkimin. Jam qelibar, kurrë në jetën time ti kem thënë pacientit që të shkojë tek privati për të bërë qoftë një analizë”, tha Alketa Pere.







