AKTUALITET /

Skandaloze tek Gjykata e Durrësit, fasada e mermerit të godinës shembet dhe rrezikon qytetarët

Rasti konkret ngre alarmin për amortizimin e godinave shtetërore dhe jo vetëm.

Shkruar nga Versus

Skandaloze tek Gjykata e Durrësit, fasada e mermerit të godinës

Durrës- Një pllakë e godinës së gjykatës së Rrethit është shkëputur dhe ka rënë në trotuar paraditen e sotme duke rrezikuar edhe qytetarët të cilët e frekuentojnë shpesh rrugën ku ndodhet institucioni.

Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Por rasti, nënvizon sërish rrezikun me të cilin përballen prej vitesh qytetarët e Durrësit pasi copa të godinave të vjetra shkëputen vazhdimisht dhe bien në trotuar në zona ku ka lëvizje të lartë qytetarësh.

Gjithashtu kërkon reflektim nga autoritetet përkatëse përsa i takon mirëmbajtjes apo rikonstruksionit të godinave të institucioneve në Durrës. Versus.al

Poll