
Ditën e sotme mbushen plot 5 vite nga arrestimi i udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët mbahen të burgosur në Hagë ku përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së Kosovës kundër Serbisë.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK, thotë se heronjtë e popullit shqiptar në Kosovë po mbahen padrejtësisht larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan.
“Sot bëhen 5 vite nga arrestimi i krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Pesë vite padrejtësi, pesë vite që heronjtë e lirisë mbahen larg familjeve dhe vendit për të cilin luftuan. Ne nuk harrojmë dhe nuk dorëzohemi përballë kësaj padrejtësie historike”, shkruhet në postim.
Ndaj ish-krerëve të UÇKrëndojnë në total 10 akuza ku pretendohet se kanë kryer krime prej marsit të 1198 deri në shtator të vitit 1999 në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë. Javë më parë në Tiranë u zhvillua një protestë në mbështetje të Thaçit e të tjerëve duke kërkuar lirimin nga Haga ku mbahen të paraburgosur. Versus.al

