Live Updates /

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e ish-liderëve të UÇK! Shqiptarë nga të gjitha trevat zbarkuan në Tiranë

*Mijëra shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut i janë përgjigjur thirrjes së bërë për protestë nga shoqatat kombëtare sa i takon mbajtjes në paraburgim të ish-liderëve të UÇK-së në Hagë prej 5 vitesh. *Me flamuj kuqezi e simbole të UÇK-së, pati një marshim në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë, ndërsa 60 autobusë u nisën vetëm nga Prishtina me transportin e mbuluar nga vetë komuna. *Të pranishëm në protestë janë politikanë të Shqipërisë (kryesisht të mazhorancës), si dhe figura politike të shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni si presidentja Vjosa Osmani dhe Ali Ahmeti, kreu i BDI-së. *Protesta ngjalli përplasje mes Ramës e Kurtit teksa ky i fundit i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të kërkonte ndjesë për udhëtimin e tij me helikopter para 10 vitesh për të nxitur krijimin e Gjykatës Speciale që ende sot mban të arrestuar ish-krerët e UÇK-së.

Shkruar nga Versus

Çfarë do të gjeni në brendësi

*Mijëra shqiptarë nga Kosova e Maqedonia e Veriut i janë përgjigjur thirrjes së bërë për protestë nga shoqatat kombëtare sa i takon mbajtjes në paraburgim të ish-liderëve të UÇK-së në Hagë prej 5 vitesh. *Me flamuj kuqezi e simbole të UÇK-së, pati një marshim në kufirin mes Kosovës e Shqipërisë, ndërsa 60 autobusë u nisën vetëm nga Prishtina me transportin e mbuluar nga vetë komuna. *Të pranishëm në protestë janë politikanë të Shqipërisë (kryesisht të mazhorancës), si dhe figura politike të shqiptarëve në Kosovë e Maqedoni si presidentja Vjosa Osmani dhe Ali Ahmeti, kreu i BDI-së. *Protesta ngjalli përplasje mes Ramës e Kurtit teksa ky i fundit i kërkoi kryeministrit të Shqipërisë që të kërkonte ndjesë për udhëtimin e tij me helikopter para 10 vitesh për të nxitur krijimin e Gjykatës Speciale që ende sot mban të arrestuar ish-krerët e UÇK-së.

9 Postime
4 ORE ME PARE

Protesta pro UÇK në Tiranë jehonë në mediat e huaja: Shqiptarët tubojnë kundër persekutimit të veteranëve

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e

Ashtu siç pritej, për shkak të përmasave të mëdha dhe shtrirjes së gjerë të thirrjes për pjesëmarrje, protesta në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së në Tiranë, ka bërë jehon në mediat ndërkombëtare.

Media si “Washington Post”, “The Telegraph” apo “Anadolu” kanë pasqyruar tubimin paqësor mbarëkombëtar të shqiptarëve të cilët kërkuan që Gjykata Speciale e Hagës të lirojë 4 ish-drejtuesit e UÇK-së që prej 5 vitesh mbahen në paraburgim nën akuzën se kanë kryer trafik organesh gjatë luftës.

Artikujt shkruajnë se shqiptarët u mblodhën për të protestuar paqësisht kundër persekutimit të veteranëve të luftës së Kosovës. Versus.al

5 ORE ME PARE

PD përshëndet protestën pro-UÇK në Tiranë: Thaçi e të tjerët s'kanë kryer krime! Dënojmë përpjekjet për manipulim

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e

Partia Demokratike ka reaguar pas protestës mbarëkombëtare që u mbajt pasditen e sotme në sheshin Skënderbej në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së të cilët mbahen të arrestuar në paraburgimin e Hagës prej më shumë se 5 vitesh.

Në reagim thuhet se PD e ndjek me vëmendje procesin gjyqësor ndaj tyre, ndërsa thekson se nuk ka asnjë provë që të njollosë luftën e UÇK-së për liri dhe as për përfshirjen e Thaçit dhe të tjerëve në krime lufte.

Teksa përshëndeti protestën, selia e PD dënon përpjekjet për manipulimin e saj nga persona të ndryshëm, duke nënkuptuar qeverinë Rama.

Deklarata e PD:

 1. Lufta çlirimtare e UÇK-së në Kosovë është faqja më e ndritur e luftërave të shqiptarëve për liri dhe dinjitet kombëtar që nga luftërat e Skënderbeut.

 2. Pa sakrificën, gjakun, trimërinë dhe heroizmin e luftëtarëve të lirisë të UÇK-së, Kosova nuk do të ishte kurrë një vend i lirë dhe i pavarur.

 3. Lufta e UÇK-së për çlirimin e Kosovës është lufta e fundit çlirimtare në Europë që i dha fund pushtimit të gjatë serb të Kosovës, dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte aleate besnike e Aleancës së Atlantikut të Veriut në territorin e Kosovës gjatë fushatës së bombardimeve ajrore kundër regjimit të Millosheviçit nga Aleanca, në pranverën e vitit 1999.

Partia Demokratike e Shqipërisë është forca politike që mbështet zbatimin e ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar. Kjo parti ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale të Kosovës me seli në Hagë dhe ka ndjekur e ndjek me vëmendjen më të madhe punimet e kësaj gjykate në procesin gjyqësor kundër ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Fatmir Limaj, Rexhep Selimi, etj.

Partia Demokratike konstaton se në këtë proces të zgjatur, disa herë para publikut nuk është paraqitur asnjë fakt apo provë për asnjërën prej akuzave të paraqitura ndaj tyre. E kundërta, janë rrëzuar akuzat monstruoze si ajo e “shkuljes së organeve” dhe tregtimit të tyre nga luftëtarët e UÇK-së në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Nuk është publikuar asnjë fakt apo provë që të provojë urdhra direkt të ish-udhëheqësve të UÇK-së për krime konkrete. Ky proces dëshmoi përfundimisht se ai është i bazuar në dosje të fabrikuara nga Beogradi dhe armiq të tjerë të kombit shqiptar që kërkojnë të barazojnë agresorin, pushtuesin me çlirimtarin.

Për të gjitha këto, Partia Demokratike i bën thirrje trupit gjykues të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë të shpallë sa më parë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë të UÇK-së dhe të Kosovës, në respekt të plotë të parimeve ndërkombëtare të drejtësisë. Së fundmi, Partia Demokratike përshëndet protestën paqësore të bashkëluftëtarëve të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe të Kosovës, sikundër dënon çdo përpjekje për manipulim të saj nga albanofobë shqipfolës, armiq të damkosur të Kosovës. Versus.al

6 ORE ME PARE

Nuk u ndje mirë, ambulanca mbërrin në shesh dhe merr ish-komandantin e UÇK-së

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e
Momenti kur ambulanca merr Isuf Morinën

Pasditen e somte teksa mbahej protesta mbarëkombëtare në sheshin Skënderbej, një shqiptar i ardhur nga Kosova nuk është ndjerë mirë dhe për rrjedhojë ambulanca mbërriti për ta marrë.

Mësohet se qytetari është identifikuar si Isuf Morina, ish-profesor i gjuhës shqipe dhe ish-komandant i UÇK. Pas njoftimit, ambulanca mbërriti në sheshin ku u mbajt tubimi dhe mori nën kujdes Morinën.

Familjari i tij, u shpreh për mediat se ish-komandanti nuk ishte ndjerë mirë për shkak të lodhjes nga udhëtimi. Versus.al

8 ORE ME PARE

Ish-presidenti Alfred Moisiu: Thaçi e të tjerët, trima të patrembur! Akuzat ndaj tyre të fabrikuara nga serbët e rusët

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e
Alfred Moisiu

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu ka mbajtur fjalën e tij në protestën e organizuar në Tiranë për lirimin e ish-liderëve të UÇK-së. mes të tjerash ai rrëfeu vizitën e tij në Hagë ku ishte takuar me Thaçin dhe të tjerët duke i cilësuar ata sit rima dhe të patrembur.

Moisiu tha se akuzat ndaj ish-liderëve të UÇK-së janë të fabrikuara nga qarqe serbo-ruse për të ndotur luftën e Kosovës, ndërsa shprehu bindjen se drejtësia do të vendoset duke i nxjerrë ata të pafajshëm.

“Në vitin 2022 isha në Hagë në dhomat e paraburgimit për t’u takuar me presidentin Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin. Në bisedë me ta pashë se ata trima nuk ishin frikësuar, por burra të fortë. Qëndronin të qetë dhe të gatshëm për t’u sakrifikuar për të pastruar luftën e UÇK-së dhe popullit shqiptar.

Ata kanë bërë detyrën më të lartë që njeh historia bashkëkohore, çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e popullit shqiptar. Besoj se drejtësia do të bëjë detyrën e saj dhe do të jetë në krah të krerëve të UÇK-së. Akuzat janë të fabrikuara nga qarqet serbo-ruse”- tha Moisiu. Versus.al

 

8 ORE ME PARE

Deputeti i PD, injoron urdhrin e Berishës, shfaqet në protestën për liderët e UÇK: Kush po e rr*an për...

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e
Bujar Leskaj

Partia Demokratike ka mbështetur protestën për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së të cilët mbahen të arrestuar në Hagë prej 5 vitesh, por deklaroi se nuk do të merrte pjesë në protstën që mbahet sot në Tiranë pasi ka nuanca politike kundër Albin Kurtit.

Megjithatë, njëri prej deputetëve të PD, Bujar Leskaj duket se e ka injoruar porosinë e Sali Berishës dhe është shfaqur në protestë ku këndoi edhe himnin kombëtar. E papritur ishte përgjigjia e tij teksa u pyet nga gazetarja për urdhrin e Berishës për të cilin u shpreh: Kush po e rr*an për...

Dje edhe Fatmir Mediu deklaroi se do të merrte pjesë në protestë duke e konsideruar si diçka në mbështetje të UÇK-së dhe jo politike. Versus.al

 

9 ORE ME PARE

Deputetët e PS të pranishëm në protestë, Balla krah djalit të Hashim Thaçit

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e

Ashtu siç e kishin bërë me dije duke iu përgjigjur edhe thirrjes së kryeministrit Edi Rama për të qenë në protestën e thirrur në sheshin Skënderbej për liderët e UÇK-së, deputetë të PS dhe anëtarë të mazhorancës kanë qenë të pranishëm.

Ulsi Manja u pyet nga gazetarët për të dhënë një deklaratë, por refuzoi duke theksuar se protesta nuk është politike dhe se i gjithë fokusi duhet të jetë tek shqiptarët e mbledhur nga treva të ndryshme shqiptare për të dhënë mesazhin e tyre kundër Gjykatës Speciale të Hagës.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla shihet pranë Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi i cili mbahet në paraburgimin e Hagës prej 5 vitesh. Versus.al

10 ORE ME PARE

Çdo gjë gati, sheshi "Skënderbej" i mbushur me flamuj kuqezi e simbole të UÇK-së

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e

Gjithçka duket gati për nisjen e protestës së organizuar sot në orën 17;00 në Tiranë.

Sheshi "Skënderbej" është pushtuar nga simbolet kombëtare dhe qytetarë nga të gjitha trevat që uniforma e flamuj të shqiponjës dykrenare me UÇK. 

Qytetarët kanë bërë edhe një marshim në shesh në nder të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa ka patur thirrje në kor në mbështetje të ish-liderëve të UÇK-së që mbahen të paraburgosur në Hagë prej 5 vitesh. Versus.al

 

15 ORE ME PARE

Protesta për UÇK-në në Tiranë, 60 autobusë nisen nga Prishtina

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e

Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen në Prishtinë për t’u nisur drejt Tiranës ku do të zhvillohet protesta në orën 17:00 kundër mbajtjes në paraburgim të ish-liderëve të UÇK-së.

Dje kryekomunari i Prishtinës, Përparim Rama tha se transporti me autobus nga Prishtina do të garantohet nga komuna duke i bërë një “sfidë” të hapur Kurtit i cili pati kritika ndaj kryeministrit Edi Rama të cilit i kërkoi të shprehte pendesë që kishte shkuar me helikopter për të nxitur krijimin e Gjykatës Speciale të Hagës.

Pjesë e protestës pritet të jenë edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Versus.al

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e “Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e   “Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e  

18 ORE ME PARE

Tirana mbledh trevat shqiptare në protestë për ish-liderët e UÇK-së, Rruga e Kombit pa pagesë

“Liria ka emër”, 1 orë protestë për lirimin e

Sot në orën 17:00 pritet të mbahet në Tiranë protesta mbarëkombëtare e thirrur disa ditë më parë në mbrojtje të ish-liderëve të UÇK-së të cilët mbahen të arrestuar në Hagë prej 5 vitesh.  Njoftimi për protestën u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama i cili u bëri thirrje shqiptarëve nga të gjitha trevat që të mblidhen në Tiranë për të treguar mbështetjen e tyre për liderët e UÇK-së në Hagë.

Madje për të lehtësuar udhëtimin e shqiptarëve të Kosovës drejt Tiranës, zv.kryeministrja Belinda Balluku njoftoi se duke nisur nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm deri në orën 09:00 të 18 tetorit, kalimi në Rrugën e Kombit do të jetë pa pagesë.

Mirëpo kjo protestë ka ngjallur edhe shumëpërplasje politike. së pari mes vetë kryeministrit Edi Rama dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Ky i fundit me anë të një deklarate të Vetëvendosjes i kërkonte Ramës të shprehte pendesë pasi kishte qenë vetë ai në 2015-ën që kishte udhëtuar me helikopter drejt Kosovës për t’i bindur që ta votonin Gjykatën Speciale e cila prej 5 vitesh mban në Hagë ish-liderët e UÇK.

Gjithashtu pyeti Ramën nëse e kishte ngritur ndonjëherë këtë shqetësim në organizata të tilla si OKB, Këshilli i Evropës, OSBE apo NATO duke lënë të kuptohet se para se të thërrasë protesta të tilla, kryeministri i Shqipërisë duhet të bëjë shumë më shumë se aq nëse vërtet është i interesuar. Nga ana tjetër Rama iu përgjigj me një shkrim tipik, duke mos i kthyer përgjigjie konkrete, por duke thënë se Kurti do ta donte Hashim Thaçin përgjithmonë në Hagë.

Megjithatë Vetëvendosja e ka mbështetur protestën, pavarësisht se Kurti nuk do jetë i pranishëm. Nga ana tjetër, as PD nuk do të jetë e pranishme në protestë (me përjashtim të Mediut). Sipas opozitës, Rama po përpiqet ta përdorë politikisht protestën. Versus.al

Poll