AKTUALITET /

Sot protesta e 32-të, qytetarët marshojnë me pankarta e flamuj kuq e zi drejt Kryeministrisë

Me pankarta në duar e flamuj kuq e zi, mijëra qytetarë i janë bashkuar tubimit duke marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.

Shkruar nga Versus

Sot protesta e 32-të, qytetarët marshojnë me pankarta e flamuj

Qytetarë të shumtë janë mbledhur sërish këtë mbrëmje në ditën e 32-të të revoltës së tyre kundër qeverisë.

Me pankarta në duar e flamuj kuq e zi, mijëra qytetarë i janë bashkuar tubimit duke marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” drejt Kryeministrisë.

Disa prej tyre kanë marrë dhe fëmijët në protestë, të cilët shihen të veshur me kostumet popullore, jelekun kuq e zi dhe qeleshen.

Ata vijuan me thirrjet e tyre të përhershme: “Revolucion! Rama n’burg, Berisha n’burg”.

Poll