AKTUALITET /

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, GJKKO vendos nëse e kalon për gjykim dosjen e tij

Shkruar nga Versus

Sot seanca paraprake për Erion Veliajn, GJKKO vendos nëse e kalon

Gjykata e Posaçme pritet të mbajë sot seancën paraprake për dosjen në ngarkim të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 25 të pandehurve të tjerë. Herën e kaluar u vendos shtyrja e seancës për shkak të mungesës së Veliajt. Ky i fundit pretendoi më vonë se nuk e kishin shoqëruar në kohë për të marrë pjesë në seancë, pretendim që u mohua nga drejtoria e Burgjeve.

Në seancën e sotme pritet të vendoset nëse çështja ndaj Veliajt do të kalojë për gjykim apo jo. Më herët Gjykata e Posaçme i rrëzoi kërkesat e Erion Veliajt për t’i dhënë akses të njihet me dosjen në burg, si dhe që gjatë seancave gjyqësore të qëndrojë jashtë kafazit të qelqtë.

Ndaj Veliajt rëndojnë 13 akuza për 5 vepra penale që lidhen me fshehje pasurie, pastrim parash, korrupsion pasiv, shpërdorim detyre e futje e sendeve të jashtëligjshme në qeli. Versus.al

Poll