AKTUALITET /

Kryeministri paralajmëroi mbylljen, Linda Rama intervistë në RTSH: U emocionova kur shkela këtu

Shkruar nga Versus

Kryeministri paralajmëroi mbylljen, Linda Rama intervistë në

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do ti ndërpriste fondet Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), duke mos përjashtuar opsionin e mbylljes.

Por sot, në RTSH, pas tre dekadash ishte e ftuar në emisionin “Aromë Gruaje”, një intervistë që u hap me emocionet që Linda Rama ndjehu kur u rikthye vite më vonë.

Bahkëshortja e kryeministrit tregoi se kjo godinë i sjell shumë kujtime pas në kohë dhe se ka një rëndësi të veçantë tek ajo.

"Unë futem në RTSH pas 3 dekadash. Kam qenë në vitin 1995 për të shpjeguar skemën  e privatizimit masiv që drejtohej nga unë me gazetarin e ekonomisë dhe ishim live. Shkova dhe viziotva studion, mbaja mend korridorin, hollin.

Regjisorja më shoqëroi dhe kjo godinë është e mbushur me emocione. Prezenca e RTSH në jetën time është shumë e hershme për shkak të xhaxhait tim Hasan Basha, pjesë e teknikëve të parë të televizionit. Isha e emocionuar kur shkela", u shpreh Linda Rama./Versus.al

 

Poll