AKTUALITET /

Arratisja e Ndocit, lihet në qeli drejtori i shkarkuar i burgut të Durrësi, arrest edhe për mjeken që nuk e vizitoi

Të dy akuzohen për shpërdorim detyre.

Shkruar nga Versus
Arratisja e Ndocit, lihet në qeli drejtori i shkarkuar i burgut të
Ish-drejtori Indrit Cërloj dhe i arraisuri Altin Ndoci

Gjykata ka konfirmuar masën “arrest me burg” për Indrit Cërloj, drejtorin e shkarkuar të burgut të Durrësit i cili u arrestua pas arratisjes spektakolare të të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali rajonal.

Ndërsa për mjeken Ylfete Sema u konfirmua arresti shtëpiak. Të dy akuzohen për shpërdorim detyre për ngjarjen e ndodhur më 13 janar. Mjekja e burgut akuzohet se nuk e vizitoi Ndocin për gjendjen e tij duke u bazuar vetëm tek fjalët e kryeinfermierit Aulon Çuko. Sema firmosi letrat brenda ditës duke rekomanduar vizitë të Ndoci tek një mjek kirurg.

Dokumentet u përgatitën nga kryeinfermieri, ndërsa leja u miratua nga drejtori Indrit Cërloj pa mbikëqyrur rregullat e shoqërimit.

Të shtunën gjykata e Durrësit la në qeli ish-zv.shefin e Policisë së Burgut Dezdemon Pazajn dhe 2 prej efektivëve që kanë shoqëruar pa pranga Altin Ndocin ditën e arratisjes. Versus.al

Poll