
Janë publikuar detaje të reja rreth operacionit të përbashkët të SPAK dhe autoriteteve italiane pas zbulimit të mashtimit nga emisioni italian “Le lene”.
Hapi i parë:
Le Iene dhe gazetari Luigi Pelazza kane disa muaj te angazhuar ne kapjen dhe demaskimin e call center-ve qe mashtrojne italianet me investime ne burse.
Hapi i dytë:
Nje informator i njofton se Tirana eshte kthyer ne nje parajse te ketij biznesi ne te cilin jane angazhuar njerez me peshe, madje iu tregon disa nga adresat ku zhvillohet ky aktivitet kriminal.
Hapi i tretë:
Nje i infiltruar arrin te punesohet ne Call Center-in qe ndodhet ne kullen perballe kishes ortodokse. Ai punon vetem dy dite, kohe e mjaftueshme per te dokumentuar se si operonin personat qe drejtonin kete aktivitet.
Kjo ndodh pak dite perpara festave te fundvitit.
Hapi i katert:
Gazetarët e Piranjave bejne nje test prove per mundesite qe kemi per te bere blicin (mbylljen) ne katin e 13-te te kulles bashke me koleget italianë. Aty hasim ne veshtiresi sepse siguria ishte teper e larte (shkak edhe prania e ambasades se Izraelit ne ate ambient). Gjithashtu kuptojme qe krahas punonjesve te sigurise per ambasaden, ka edhe persona qe kujdesen per sigurine e ketij call centeri. Ashensoret jane me chip dhe recepsioni te kerkon informacion per cdo levizje.
Hapi i peste:
"Le Iene" vijne ne Shqipëri dhe pas disa konsultash, ne kushtet kur eshte thuajse e pamundur nderhyrja, kerkohet bashkepunimi i SPAK-ut, si i vetmi institucion tek i cili mund te besohej.
Hapi i gjashte:
Dy dite me pare ne oren 11.00 BKH nderhyn ne katin e 13-te te kulles dhe per befasine e te gjitheve, gjejme atje lart vetem tavolinat bosh. Nga deshmitaret mesohet se nje nate me pare, rreth ores 21.30, jane hequr me urgjence te gjitha materialet kompromentuese.
Kjo coi ne dyshimet qe dikush e ka "shitur" operacionin.
Hapi i shtatë:
Agjentet e BKH bejne nje pune teper efikase duke arritur te gjurmojne dhe me pas te zbulojne bazën e re, ne katin e peste tek Doëntoën, atje ku gjejne materiale dhe portofola kriptovalute. Thene shkurt, nje sukses.
Gjate gjithe këtyre diteve djemte dhe vajzat e Piranjave jane vene ne dispozicion te ketij operacioni qe nisi pa ndihmen e autoriteteve, duke germuar ne cdo dokument qe kane zbuluar dhe mbi te gjitha duke mos marre parasysh se ke kishin perballe, dhe duke dhene gjithcka per te zbuluar te verteten e ketyre grupeve kriminale.

