AKTUALITET /

‘’SPAK ka sekuestruar 987 telefona’’, Anila Hoxha zbulon hetimin e fundit: 11 zyrtarë janë pyetur për tenderin e oksigjenit

Shkruar nga Versus

‘’SPAK ka sekuestruar 987 telefona’’, Anila Hoxha zbulon

Gazetarja Anila Hoxha ka bërë një deklaratë të fortë në emisionin ‘Top Story’ ku ka zbuluar se ka informacione se SPAK ka sekuestruar 987 telefona të cilët nuk u janë kthyer personave që janë hetuar. Sipas saj ky është një problem i hasur nga shumë persona.

Ndërsa gjatë këtij argumenti, foli edhe për një aksion tjetër të SPAK, duke bërë me dije se ditën e djeshme jaën thirrur për t’u marrë në pyetje 11 zyrtarë të prokurimeve publike lidhur me hetimin për tenderat e oksigjenit mjekësor.

“Është një shtetas Vladimir Vladimirov… SPAK javën e kaluar ka thirrur 11 punonjës së njësisë së prokurimeve për tenderat e oksigjenit mjekësor. Hetimet kanë ecur por me temp që thuhet varet nga ekspertiza, telefonat…. e di çfarë do ë thotë të jenë më shumë se 978 telefona të sekuestruar?

Vetëm të oksigjenit mjekësor janë 30 kompjutera të bllokuar. Fati i hetimeve është i lidhur edhe me dëshmitar dhe me këqyrje… ky shtetas thotë më ke marrë telefonin, e ke sekuestruar, çfarë statusi kam unë?”, tha Hoxha. Versus.al

Poll