
Tiranë- Prokuroria e Posaçme (SPAK) sot ka marrë të pandehur deputetin e Partisë Demokratike Asllan Dogjanin nën akuzën “Refuzim, mosdeklarim, fshehje dhe deklarim i rremë pasurie”.
SPAK ka dërguar për gjykim në GJKKO dosjen me akuzën e përpiluar ndaj deputetit demokrat i cili është paraqitur disa herë në SPAK ku ka folur edhe për mediat lidhur me hetimet që po zhvilloheshin ndaj tij mbi pasurinë e deklaruar.
Më herët Dogjani pas daljeve nga Prokuroria e Posaçme ka folur për mediat duke e konsideruar këtë si një “plan” kundër tij të stisur nga kushëriri i njërit prej deputetëve socialistë. Dogjani pretendoi se për shkak se ai kishte kallëzuar zaptimin e pronës publike para pallatit ku banon, ishte kallëzuar në SPAK për fshehje pasurie.
Dogjani bëhet kështu deputeti i dytë demokrat pas Sali Berishës që merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK. Dosja e tij do të shyrtohet nga gjyqtarja Rudina Palloj. Versus.al








