AKTUALITET /

“SPAK po godet të pushtetshmit”/ The Economist: Lufta kundër korrupsionit trondit elitën politike në Shqipëri

Sipas revistës, arrestimet e fundit kanë tronditur jo vetëm opozitën, por edhe mazhorancën, duke dëmtuar imazhin e kryeministrit

Shkruar nga Versus

 

“SPAK po godet të pushtetshmit”/ The Economist: Lufta

Revista britanike The Economist i ka kushtuar një analizë të gjatë veprimtarisë së SPAK-ut në Shqipëri, duke e përshkruar si një njësi të pavarur që po godet të pushtetshmit, për herë të parë në historinë moderne të vendit.

Në fokus të shkrimit janë arrestimet e politikanëve të profilit të lartë, përfshirë Sali Berishën, Ilir Metën dhe së fundmi kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Ky i fundit, sipas SPAK, akuzohet për pastrim parash në bashkëpunim me bashkëshorten, përmes donacioneve të kanalizuara nga ndërtues tek OJF-të. Veliaj ndodhet ende në burg, gjashtë muaj pas arrestimit, ndërkohë që është paditur zyrtarisht vetëm në fund të korrikut. Vëllai i tij, Arbi Veliaj, ka folur për The Economist, duke akuzuar SPAK-un se ka dalë jashtë kontrollit dhe se po e mban në burg për arsye të pabazuara.

Sipas revistës, arrestimet e fundit kanë tronditur jo vetëm opozitën, por edhe mazhorancën, duke dëmtuar imazhin e kryeministrit

Edi Rama, i cili dikur e mbështeste fuqishëm SPAK-un, por pas arrestimit të Veliajt kritikoi institucionin për shkelje të të drejtave të njeriut. Reagimi i tij solli kritika nga Bashkimi Evropian, ku një diplomat europian e quajti deklaratën e Ramës “budallallëk”. Në sfondin e përpjekjeve për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, lufta kundër korrupsionit mbetet një kriter kyç, ndërsa veprimtaria e SPAK vijon të përçajë opinionin publik: disa e krahasojnë me Sigurimin e kohës së diktaturës, ndërsa të tjerë e shohin si shpresën e vetme për të rrëzuar një elitë që ka përfituar pa ndëshkim prej dekadash. /Versus.al

Poll