
Gjykata e Posaçme e Apelit ka urdhëruar SPAK të hetojë kryebashkiaken sociakiete të Lushnjes Eriselda Sefa.
Zyrtarisht prej 30 shtatorit kjo e fundit është nën hetim mbi një kallëzim të një qytetari lushnjar për falsifikim dokumentash dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.
SPAK ishte shprehur për pushimin e çështjes duke marrë edhe aprovimin e Shkallës së Parë, por qytetari A.H insiston në Apelin Antikorrupsion përmes ankimit që Sefa duhet të hetohet.
Sipas kallëzuesit, kryebashkiakja e majtë ka kryer shkelje në procedurën e ndjekur për dhënien me qira të një pasurie publike në qendër të qytetit, ku pretendon se janë kryer veprime në kundërshtim me ligjin nga Këshilli Bashkiak Lushnje dhe Kryetarja e Bashkisë së këtij qyteti.
Kallëzuesi pretendon se ka pasur falsifikime në shkresa si dhe mbi procesverbale të dëgjesave publike ashtu edhe në projektin për miratimin e dhënies me qera të një ambjeti në rrugën “Kongresi i Lushnjes”.
Rasti 2 që denoncohet është mbi veprimet e Sefës kur SPAK i kërkon praktikën e ndjekur për këtë çështje.
Kryebashkiakja dyshohet se ka “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” pasi Sefa nuk ia ka dërguar të plotë organit të procedurës materialin dhe kallëzuesi pretendon se kjo është bërë qëllimisht. Materialet thotë ankuesi, janë tepër të rëndësishme dhe hedhin dritë mbi faktin penal.
Eriselda Sefa është kallëzuar edhe për çështje të tjera para drejtësisë dhe njëri prej tyre ka të bëjë nga një shkollë private, pasi po tenton ti rrëmbejë disa dhjetëra metra katror tokë kësaj shkolle por nuk dihet deri tani çfarë është bërë me këtë çështje. Devis Leshi, Aksioner i shkollës private në Lushnje, tregon se nëpërmjet rikonstruksionit të rrugës “Vatha Korreshi”, po tentohet të futet në oborrin e shkollës ku ai është pronar. Sefa është nga subjektet që është thirrur në Prokurorinë e Posaçme, dhe konkretisht më 14 janar të këtij viti, por ajo nuk preferoi ti përgjigjej interesit të mediave.Versus.al







