AKTUALITET /

SPAK zgjat sërish hetimet ndaj Ahmetajt për inceneratorët: Po vonohen përgjigjet nga Zvicra

Afati i caktuar nga SPAK për përmbylljen e hetimeve, është 23 dhjetori.

Shkruar nga Versus

SPAK zgjat sërish hetimet ndaj Ahmetajt për inceneratorët: Po

Për të pestën herë Prokuroria e Posaçme ka komunikuar zgjatjen e afateve hetimore për ish zëvëndës kryministrin Arben Ahmetaj, i cili po hetohet për dosjen e inceneratorëve.

Vonesa për kthim përgjigje e letër porosive që organi i akuzës ka dërguar në Zvicrës si dhe ekspertimi i aparatit celular, u bënë edhe këtë herë pengesë për mbylljen e hetimeve për ish numrin dy të qeverisë.

SPAK ka caktuar si afat datën 23 dhjetor për mbylljen e veprimeve hetimore, datë kjo kur pritet kopsitja e dosjes për Ahmetajn, që ndodhet në arrati prej më shumë se dy vitesh.

Për të njëjtën çështje po hetohet edhe bashkëjetuesja e Arben Ahmetajt si dhe ish bashkëjetuesja e tij Albina Mançka dhe Erjola Hoxha. Të dyja këto hetohen për veprën penale “fshehje dhe mos deklarim pasurie” si dhe “pastrim parash”. Versus.al

Poll