AKTUALITET /

Stuhi shiu në të gjithë vendin, përmbyten rrugët në disa qytete! Në Durrës e Vlorë, dhjetëra banesa nën ujë

Shkruar nga Versus

Stuhi shiu në të gjithë vendin, përmbyten rrugët

Përgjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, vendi ynë është përfshirë nga reshje të shumta shiu të cilat kanë zgjatur për disa orë. Për pasojë, disa rrugë në qytete të ndryshme të vendit janë përmbytur.

Një prej qyteteve ku situata paraqitet e rëndë, është Durrësi pasi siç ndodh sa herë që bie shi, qyteti është zgjuar nën pushtetin e ujit që ka hyrë edhe nëpër banesa.

Në zona si lagjia nr.18 ka ndodhur e njëjta situatë si në herët e kaluara duke bërë që makinat të përfundojnë nën ujë. Problematika raportohen edhe në Vlorë, ku bëhet me dije se janë përmbytur lagjet "Pavarësia 3", "Flamurtari" dhe zona pranë stadiumit. Versus.al

 

Poll