AKTUALITET /

Talentet shqiptare/ Shpikjet e shekullit 21, pesë nxënës nga Lushnja fitojnë çmimin e parë me "serën inteligjente"

Fëmijëve u është dashur të punojnë dy javë dhe ideja u erdhi pasi vizituan më herët një serë diellore, ku u njohën me problemet dhe nevojat që kishin punonjësit.

Shkruar nga Versus

Talentet shqiptare/ Shpikjet e shekullit 21, pesë nxënës nga

Pesë nxënës të arsimit fillor të shkollës “Skënder Libohova” në Lushnjë janë vlerësuar me çmimin e parë në Shqipëri në projektin për shpikjet e shekullit 21, pasi arritën të realizojnë një serë me lule inteligjente.

Fëmijëve u është dashur të punojnë dy javë dhe ideja u erdhi pasi vizituan më herët një serë diellore, ku u njohën me problemet dhe nevojat që kishin punonjësit.

Në garën për projektet “Shkollat e shekullit të 21-të” ishin 10 shkolla nga i gjithë vendi. Organizimi u bë nga Këshilli Britanik, Ministria e Arsimit dhe Agjencia e Sigurimit të Cilësisë së Arsimit Parauniversitar.

Tags:

lushnje sere

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: