AKTUALITET /

“Të gjitha qytetet bashkohen në Tiranë”, aktivistja: Të shtunën mbahet protesta kombëtare kundër qeverisë

Vatnikaj i bëri thirrje rinisë, studentëve, intelektualëve dhe artistëve t’i bashkohen protestës për të vënë në vend dinjitetin e tyre dhe për të larguar këtë klasë të vjetër 36-vjeçare politike

Shkruar nga Versus

“Të gjitha qytetet bashkohen në Tiranë”, aktivistja:

Ditën e shtunë më 27 qershor, do të mbahet në Tiranë protesta kombëtare kundër qeverisë.

Lajmi u dha gjatë protestës së sotme që ka hyrë në ditën e 26-të, ku një nga nismëtaret e kësaj lëvizje qytetare, Sidorela Vatnikaj, tha se të shtunën do të vijnë në Tiranë të gjitha qytetet.

“Nga ky shesh kërkojmë një Shqipëri të Re, prandaj nesër më shumë! Të shtunën të gjitha qytetet bashkohen në Tiranë! Në protestë kombëtare për të kërkuar dhe ndërtuar një Shqipëri të Re!” deklaroi ajo mes brohoritjeve të turmës së vendosur.

Vatnikaj i bëri thirrje rinisë, studentëve, intelektualëve dhe artistëve t’i bashkohen protestës për të vënë në vend dinjitetin e tyre dhe për të larguar këtë klasë të vjetër 36-vjeçare politike.Versus.al

Poll