
Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur në një klub nate në Tiranë në orët e para të 2025-ës. Raportohet se personi që ka qëlluar me armë zjarri në momentin kur performonte reperi Arkimed Lushaj (Stresi), ka qenë Jetmir Pepa.
Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për publikun pasi Mir Pepa u përmend edhe gjatë ngjarjes së ndodhur në korrik të shkuar kur ish-bashkëshortja e tij Mariela Berisha së bashku me të motrën, shpërfytyruan blogeren Klea Prenga duke e goditur me gotë qelqi në fytyrë.
Mir Pepa njihet si biznesmen në fushën e ndërtimit dhe personazh jo pak problematik për policinë. Në njoftimin zyrtar nuk u dhanë as gjeneralitetet e tij, si duket për çështje hetimi, ndërsa ende vijon puna për kapjen e biznesmenit. Versus.al








