AKTUALITET /

Tenderat e AKSHI-t, Agasi, Beqiraj dhe efektivë policie morën peng biznesmenin Meçe dhe e detyruan të tërhiqej

Shkruar nga Versus
Tenderat e AKSHI-t,  Agasi, Beqiraj dhe efektivë policie morën peng
Ermal Beqiraj, Gerond Meçe dhe Ergys Agasi

Detaje të tjera janë zbuluar lidhur me aksionin e SPAK në zonën e Kodrës së Diellit ku në kuadër të kontrolleve që kryen agjentët e BKH u lëshuan edhe disa masa sigurie ndaj drejtoreshës së AKSH-it Karçanaj, biznesmenëve Ergys Agasi e Ermal Beqiraj si dhe ndaj zv.drejtorit të policisë, Erion Ismaili.

Sipas hetimeve, dyshohet se biznesmenët Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri kanë bashkëpunuar me zv.drejtorin e policisë së Tiranës për të marrë peng biznesmenin tjetër Gerond Meçen, për t’i bërë presion këtij të fundit që të tërhiqej nga tenderat në lidhje me AKSHI-n.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se pas disa orësh shantazh, Meçe është detyruar të heqë dorë edhe nga ankimet që kishte bërë lidhur me tenderat që kishte përfituar Ermal Beqiraj.

52-vjeçari Gerond Meçe është pronari prestanome i kompanisë Advanced Business Solutions  ABS, me objekt tregetim dhe import-eksport i paisjeve elektronike dhe informatike. Sipas mediave vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 46 milionë euro kanë dalë nga thesari i shtetit dhe janë transferuar drejt kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, për tendera sekretë, përmes procedurave të manipuluara dhe kontrata fiktive.

Për këtë kompani ka folur edhe ish-zv.kryeministri në arrati Arben Ahmetaj i cili e konsideronte Gerond Meçen si ish-bashkëpunëtor të ngushtë të Ramës. Versus.al

Poll