AKTUALITET /

Tentoi të grabiste me dhunë turistet italiane, pranga ‘hajdutit serial’ në Durrës (VIDEO)

Shkruar nga Versus

Tentoi të grabiste me dhunë turistet italiane, pranga ‘hajdutit

Durrës- Policia ka arrestuar 18 vjeçarin Dorjan Abazi i cili dyshohet se ka kryer katër vepra penale, vjedhje, vjedhje me dhunë të mbetur në tentativë, armëmbajtje pa leje dhe shkatërrim i pronës.

I riu në orët e para të mëngjesit të sotëm ka tentuar që të grabisë me dhunë tre turiste italiane në lagjen nr.13 të Durrësit. Gjithashtu në datat 27 dhe 28 prill, Abazi ka thyer xhamat e dy automjeteve për të marrë sende personale.

Së banesën e adoleshentit, u gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura. Në momentin kur po shoqërohej për në komisariat, i riu siç shihet edhe nga videoja e publikuar, nxiton për të mos u ekspozuar shumë para kamerës. Versus.al

 
Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: