AKTUALITET /

Tentoi të hynte me 160 mijë euro të padeklaruara në Kakavijë, pranga 41-vjeçarit! Ishte i dënuar për vjedhje (EMRI)

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë kufitare pasi tentoi të hynte në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara.

Shkruar nga Versus
Tentoi të hynte me 160 mijë euro të padeklaruara në

 

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë kufitare pasi tentoi të hynte në Shqipëri me 160 mijë euro të padeklaruara. Menjëherë policia kufitare e ka vënë në pranga, Arbër Shehun dhe ka konstatuar nga identifikimi i tij se kishte qenë i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për vjedhje.

Njoftimi i policisë:

Kakavijë, kapet 41-vjeçari me 160 mijë euro të padeklaruara

PKK Kakavijë

Kontrolle intensive nga Policia Kufitare në bashkëpunim me Frontex, për parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare dhe për kapjen e shtetasve në kërkim.

Tentoi të hynte ilegalisht në Shqipëri, me një shumë të konsiderueshme parash, pa i deklaruar në pkk, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim për vjedhje, kapet dhe ndalohet 41-vjeçari.

Sekuestrohen 160 000 euro

Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me shërbimet e Frontex-it, si rezultat i kontrolleve të shtuara për goditjen e paligjshmërive në kufi, ndalimin e shtetasve që sinjalizohen të shpallur në kërkim apo të atyre që tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pikë kalimi, në mënyrë të parregullt, kanë kapur në afërsi të një karburanti, në pkk, në tentativë për të kaluar ilegalisht kufirin për të hyrë në Shqipëri, shtetasin A. Sh., 41 vjeç, rezident në Greqi.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj 41-vjeçarit shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shpinës, disa zarfe brenda të cilave kishte 160 000 euro që tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar në pkk.

Gjithashtu, si rezultat i verfikimeve të kryera ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera nga ana e DVP Tiranë, u bë ndalimi i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll