AKTUALITET /

Tentoi të përdh*nonte një grua në shtëpinë e saj, arrestohet 40 vjeçari i shpallur në kërkim në Lushnjë (EMRI)

Shkruar nga Versus

Tentoi të përdh*nonte një grua në shtëpinë e saj,

Fier- Një 40 vjeçar i identifikuar si Roberton Cerria është arrestuar nga policia e Lushnjës pasi ishte shpallur në kërkim për tentativë përdhunimi.

Më 6 korrik të këtij viti Cerria kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë me një 35 vjeçare brenda shtëpisë së kësaj të fundit. Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme. Versus.al

Poll