AKTUALITET /

Tentoi të vriste anëtarin e grupit të Suel Çelës, arrestohet Sinanaj! I kanë mbetur 13 vite dënim

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke bërë që Sinanaj të arrestohet sërish për të vuajtur dënimin e mbetur.

Shkruar nga Versus
Tentoi të vriste anëtarin e grupit të Suel Çelës,
Astrit Sinanaj

Astrit Sinanaj, 49 vjeçari i dënuar nga gjykata me 22 vite burg për vrasjen e mbetur në tentativë të biznesmenit Fuad Verzivolli është arrestuar nga policia për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit.

Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së parë dhe tashmë, Sinanajt i kanë mbetur edhe 13 vite burg për të vuajtur. Vitë më parë, Sinanaj shpërtheu me tritol makinën e Verzivollit me qëllim për ta vrarë këtë të fundit, por plani i tij nuk pati sukses.

Nga ana tjetër, biznesmeni Verzivolli njihet si anëtar i grupit të të shumëkërkuarit Suel Çela. Më 8 dhjetor të vitit 2024, Verzivolli u arrestua nga policia pasi ndaj tij ishte caktuar masa e arrestit me burg. Versus.al

Poll