AKTUALITET /

Tenton të djegë gruan me benzinë! Çfarë po ndodh? 207 raste të dhunës në familje raportohen në një muaj

Burri, i identifikuar si Alfred Llozhi, u arrestua nga forcat e komisariatit nr.1, ndërsa gruaja u pajis me urdhër mbrojtjeje. Ky është vetëm një nga shumë rastet e dhunës që përfundojnë në komisariate.

Shkruar nga Versus
Tenton të djegë gruan me benzinë! Çfarë po ndodh? 207
Foto ilustruese

Një 42-vjeçar nga Tirana ka dhunuar dhe ka tentuar të djegë me benzinë bashkëshorten e tij, vetëm sepse ajo kishte pasur një konflikt me vjehrrën.

Burri, i identifikuar si Alfred Llozhi, u arrestua nga forcat e komisariatit nr.1, ndërsa gruaja u pajis me urdhër mbrojtjeje. Ky është vetëm një nga shumë rastet e dhunës që përfundojnë në komisariate.

Dhuna në familje ka qenë mjaft shqetësuese javët e fundit. Vetëm gjatë korrikut janë regjistruar në të gjithë vendin 207 raste, me 228 autorë, nga të cilët 81 janë arrestuar ose ndaluar, 131 janë në gjendje të lirë dhe 16 janë në kërkim.

Në gjysmën e parë të këtij viti janë regjistruar 2,672 raste të dhunës në familje, ku mbi një mijë kanë ndodhur në kryeqytet. Nga këto, në 599 raste dhuna është ushtruar nga bashkëshortët, në 105 raste nga ish-bashkëshortët, ndërsa pjesa tjetër nga shtetas në marrëdhënie të tjera familjare.

Denoncimet shpesh pasohen me urdhër mbrojtjeje nga gjykata për periudha që variojnë nga një muaj deri në një vit, por kjo nuk e ndalon dhunën.

Shumë raste ndodhin në heshtje, pa u denoncuar, çka sugjeron se shifra reale e këtij fenomeni mund të jetë edhe më e lartë.

Poll