AKTUALITET /

“Tërhiq denoncimin”, kërcënoi bashkëjetuesen me thikë, arrestohet 46 vjeçari

Shkruar nga Versus
“Tërhiq denoncimin”, kërcënoi bashkëjetuesen me
Foto ilustruese

Vlorë- Një 46 vjeçar është arrestuar nga policia në fshatin Fitore pasi u kap në flagrancë duke kërcënuar bashkëjetuesen e tij për të tërhequr kërkesën e bërë për urdhër mbrojtje.

Pas denoncimit të bërë nga gruaja, ka ndërhyrë policia dhe gjatë kontrollit agresorit i është gjetur një thikë e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

I arrestuari e kërcënoi me jetë bashkëjetuesen e tij pas denoncimit që kjo e fundit kishte bërë ku pretendonte se rrezikohej prej tij. Materialet proceduriale për rastin, i kaluan prokurorisë. Versus.al

Poll