AKTUALITET /

Thellohet skandali në Gramsh, kopshti nuk kishte as frigorifer! Çfarë zbuloi AKU-ja

Pas një inspektimi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar mangësi serioze në kushtet e ruajtjes së ushqimit, përfshirë mungesën e frigoriferëve funksionalë për produkte të ndjeshme si mishi dhe qumështi.

Shkruar nga Versus
Thellohet skandali në Gramsh, kopshti nuk kishte as frigorifer!
Foto ilustruese

Janë zbuluar detaje të reja në lidhje me rastin e helmimit të fëmijëve në një kopsht publik në Gramsh.

Pas një inspektimi, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka konstatuar mangësi serioze në kushtet e ruajtjes së ushqimit, përfshirë mungesën e frigoriferëve funksionalë për produkte të ndjeshme si mishi dhe qumështi.

Deri më tani, nuk është bërë publik asnjë informacion zyrtar lidhur me masat e marra ndaj stafit të kuzhinës apo ndaj kompanisë private që siguron ushqimin përmes shërbimit të kateringut. Asnjë nga institucionet përgjegjëse — drejtoria e kopshtit, apo ato vendore — nuk ka reaguar publikisht mbi ngjarjen.

Raportimet mediatike bëjnë me dije se janë rreth 70 fëmijë të prekur nga helmimi, ndërsa analizat kanë treguar se shkaktar i tij ka qenë bakteri i salmonelës. Ndërkohë, janë marrë mostra për analiza nga ushqimi i shërbyer, uji i pijshëm dhe ambientet e kuzhinës për të identifikuar burimin e saktë të infeksionit./Versus.al

Poll