Vlorë- Një 28 vjeçar i identifikuar si Kejvi Bendaj është arrestuar nga policia në fshatin Panaja pasi theu arrestin shtëpiak për të plagosur me thikë një 34 vjeçar, të cilit i dëmtoi edhe makinën.
I riu rezulton se ishte nën masën “arrest shtëpie” për veprat penale “plagosje e rëndë me dashje” dhe “shkatërrimi i pronës”.
Sipas policisë, Bendaj pas një konflikti për motive të dobëta me B.B 34 vjeç, e ka goditur me thikë këtë të fundit dhe i ka dëmtuar automjetin. Më pas i plagosuri ka shkuar tek banesa e 28 vjeçarit dhe i ka dëmtuar makinën dhe më pas e ka kërcënuar me armë gjahu. Ndaj 34 vjeçari nisi hetimi në gjendje të lirë. Versus.al







