
Tiranë- Pa kaluar ende 24 orë nga vrasja e 14 vjeçarit pranë shkollës, kryeqyteti është tronditur nga një tjetër vrasje, këtë herë tipike mafioze, ku mbeti viktimë 28 vjeçari Klaudio Prendi.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 pas mesnate kur Prendi sapo kishte dalë nga një prej lokaleve ku ishte duke qëndruar në zonën e Xhamllikut.
Me të hipur në makinë drejt tij u zbraz breshëri plumbash nga një armë me silenciator. Fillimisht i riu u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk arriti t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë.
E njëjta skemë si në atentatet e tjera kriminale, u përdor edhe këtë herë. Autorët dogjën në Farkë makinën me targa të huaja për të zhdukur gjurmët. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Klaudio Prendi njihet edhe si djali i ish-gjyqtarit Fran Prendi. Një vit më parë ishte shpallur në kërkim për të shtënat me armë zjarri në ajër në qytetin e Pukës. Versus.al







