AKTUALITET /

Tjetër vrasje në Kosovë! Ekzekutohet me armë një person, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

Sipas policisë, viktima ende nuk është identifikuar, por autoritetet kanë informacion për autorin e dyshuar dhe kanë nisur menjëherë kërkimet.

Shkruar nga Versus
Tjetër vrasje në Kosovë! Ekzekutohet me armë një
Foto ilustruese

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kosovë. Një person ka mbetur i vrarë në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një shtetas është vrarë me armë zjarri në “Hajvali” në Prishtinë. Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të krimit dhe kapjet e autorit i cili është identifikuar nga autoritetet.

“Rreth orës 22:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri, në Hajvali, ku është vrarë një person. Policia ka nisë një hetim për zbardhjen e rastit, ndërkohë që është në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, tha Policia e Kosovës.

Ky krim pason vrasjen e trefishtë të ndodhur vetëm një ditë më parë në Gjilan, që ka tronditur opinionin publik./ Versus.al

Poll