Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë, ku një grua 67 vjeçare ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7 të qytetit. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Kujtojmë se ky është rasti i tretë i vetëvrasjeve në Korçë brenda 24 orëve të fundit. Në të treja rastet viktimat kanë qenë gra. Versus.al







