
Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën arrest në burg Kreshnik Farrukut si dhe pwr dy anwtarwt e tjerë të grupit kriminal Julian Kollçakut e Maksim Ndocit.
Kreshnik Farruku i vetë-dorëzuar më 7 janar në Durrës është vënë në pranga gjatë një operacioni me urdhër të SPAK mbrëmjen e të shtunës.
Ai u la në arrest shtëpie pas vetë-dorëzimit nga Gjykata e Durrësit lidhur me urdhërin ndërkombëtar të arrestit lëshuar nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.
SPAK tha se ka gjetur prova të reja për grupin kriminal për të cilin ka regjistruar procedim penal.
Kollçaku e Ndoci u arrestuan në nëntor të vitit të kaluar në bazë të një urdhri ndërkomnëtar të lëshuar nga drejtësia italiane, ndërsa këtë të hënë u njohën me një masë të dytë
Kreshnik Budlla i njohur dhe me mbiemrin Farruku është shprehur para GJKKO se “nuk jam unë ai që pretendoni në sky ecc, skam lidhje me ato dy pine”.
/Versus.al








