Greqi- Policia vendase ka goditur një grup kriminal që importonte ilegalisht në Greqi armatime që vinin nga Shqipëria. Pesë persona u arrestuan, mes të cilëve 1 shqiptar.
Sipas medias greke “Protothema”, hetimet kanë nxjerrë në dritë faktin se që prej prillit të këtij viti, anëtarët e këtij grupi kriminal kishin ushtruar aktivitetin e futjes në territor të armëve që vinin nga Shqipëria. Më pas armët shiteshin në Kretë për përfitime të mëdha monetare.
Ata përdornin një kamion për të fshehur municionet dhe kalonin kufirin në rrugë tokësore. Në krye të grupit ishte një 65 vjeçar grek i cili mblidhte porositë për fishekë dhe udhëtonte në kufi për të marrë në dorëzim sasinë e municioneve.
Gjatë operacionit, oficerët e policisë nga Departamenti i Krimit të Organizuar i Kretës ndaluan dhe arrestuan 65-vjeçarin, 72-vjeçarin dhe 73-vjeçarin dhe sekuestruan mbi 24,000- fishekë që ishin fshehur në “magazinën speciale” të kamionit. Sipas mediave të arrestuarit janë indentifikuar si Manolis Janulis, Nikolas Lagudhaqis, Jorgos Karcionaqis, Manushos Pisadhaqis dhe shtetasi shqiptar Kostika Braho. Versus.al