AKTUALITET /

Tragjedi në Francë, një çift shqiptar gjendet i vdekur në banesë

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Francë, një çift shqiptar gjendet i vdekur
Andon Janaqi dhe Anjeza Zeneli

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin Brest në Francë, ku të enjten Andon Janaqi, 36 vjeç dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeç, u gjetën të pajetë në banesën e tyre, sipas mediave lokale.

Alarmi u dha rreth orës 16:30, kur një banor i lagjes Europe njoftoi policinë se kishte dëgjuar dy të shtëna arme në adresën 101 Rue Général-Paulet.

Forcat e rendit, sapo mbërritën në vendngjarje, gjetën trupat e çiftit shqiptar  si dhe një pushkë gjahu pranë tyre.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja po trajtohet si një feminicid, e ndjekur nga vetëvrasja e autorit.

Njëri prej tyre nuk ishte kthyer ende në shtëpi pas të shtënave, ndërsa fëmija më i vogël ndodhej në shkollë në momentin kur ndodhi tragjedia./Versus.al

 

 

Poll