AKTUALITET /

Tragjedi në fushë, lojtari në Tiranë ndërron jetë gjatë ndeshjes gjysmëfinale

Pas një muaji, Bledar Hajdari do të mbushte plot 29 vjeç. Fatkeqësisht një atak kardiak i mori jetën në fushën e lojës.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në fushë, lojtari në Tiranë ndërron jetë
I ndjeri, Bledar Hajdari

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë gjatë ndeshjes gjysmëfinale të kampionatit të futbollit amator amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese.

Lojtari i “Fc Dajtit”, Bledar Hajdari u rrëzua papritur në fushë dhe pavarësisht se u transportua në spitalin e Traumës, nuk arriti të mbijetonte. Për ngjarjen ka reaguar edhe FSHF duke u shprehur ngushëllimet familjarëve të të riut i cili pas një muaji do të mbushte plot 29 vjeç.

“Federata e Futbollit shpreh tronditjen e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur sot gjatë ndeshjes së vlefshme për gjysmëfinalet e kampionatit të futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League Albania”, FC Dajti-FC Lumninese në Shtëpinë e Futbollit . Gjatë ndeshjes futbollisti i FC Dajtit, Bledar Hajdari, ka shfaqur probleme shëndetësore dhe është rrëzuar në fushën e lojës.

Menjëherë i është dhënë ndihma e shpejtë, duke e transportuar urgjentisht me ambulancën e pranishme në ndeshje për në spitalin e Traumës.

Për fat të keq, pavarësisht asistencës mjekësore dhe të gjitha përpjekjeve për ta rikthyer në jetë, futbollisti ka ndërruar jetë.

FSHF i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Hajdari dhe ekipit të FC Dajtit për këtë humbje të madhe që ka shokuar të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar.

Në këto momente të vështira, Federata Shqiptare e Futbollit qëndron pranë familjes, miqve dhe bashkëlojtarëve të Bledar Hajdarit, duke ndarë me ta pikëllimin për këtë ndarje të parakohshme dhe të rëndë”- thuhet në njoftim. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: