AKTUALITET /

Tragjedi në ishullin e Kretës, 7 vjeçari shqiptar mbytet në det! Trupi i pajetë gjendet nga një banor i zonës

I mituri shqiptar u fut në detin e trazuar duke i shpëtuar nga vëmendja e nënës së tij.

Shkruar nga B.V
Tragjedi në ishullin e Kretës, 7 vjeçari shqiptar mbytet
Foto nga vendngjarja

Greqi- Një tragjedi ka tronditur ishullin e Kretës mesditën e sotme ku një 7 vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë si pasojë e mbytjes në plazh.

Mediat greke shkruajnë se vogëlushi i shpëtoi nënës së tij nga vëmendja pasi i kërkoi që të notonte pranë bregut të detit.

Pavarësisht ndërhyrjes së qytetarëve që ndodheshin në plazh dhe autoriteteve, vogëlushi u nxorr i pajetë nga uji. Mësohet se deti i trazuar dhe me shumë dallgë.

Trupi i 7 vjeçarit u pikas nga një banor tjetër i zonës i cili kishte parë një fëmijë që qëndronte me kokë poshtë shtrirë mbi ujë. Versus.al

Poll