AKTUALITET /

Tragjedi në Londër, pema e parkut bie mbi 5 fëmijë shqiptarë! Ndërron jetë vajza 7 vjeçare

Gjithashtu edhe një vajzë tjetër e familjes Ruka nga Kukësi është në gjendje kritike si pasojë e plagëve të marra.

Shkruar nga Versus
Tragjedi në Londër, pema e parkut bie mbi 5 fëmijë
Vogëlushja e ndjerë Bleona Ruka dhe vendi ku ndodhi tragjedia

Britani e Madhe- Një ngjarje shumë e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar dhe më gjerë në Londër pasi një vajzë 7 vjeçare ndërroi jetë si pasojë e rrëzimit të një peme në një park.

Vogëlushja shqiptare, Bleona Ruka po lunte me 4 fëmijë të tjerë shqiptarë në parkun Chalkëell. Tre prej fëmijëve janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa një tjetër vajzë 6 vjeçare e familjes Ruka është në gjendje të rëndë.

Policia mbërriti në vendngjarje rreth orës 15:00 të pasdites ndërsa qindra qytetarë ishin përpjekur të ndihmonin duke lëvizur pemën gjigande të rrëzuar mbi fëmijët. Autoritetet britanike kanë reaguar duke shprehur dhimbjen për këtë moment të vështirë për familjet e fëmijëve.

Kryeinspektori i policisë së zonës, Leighton Hammett tha: "Familjet po përballen me vështirësi të paimagjinueshme këtë mbrëmje dhe të gjitha mendimet tona janë me ta në këtë kohë. Nuk mund të filloj ta përshkruaj me fjalë sa të vështira kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ngjarjet e sotme për ta. Versus.al

Poll