Dibër- Një tragjedi është regjistruar paraditen e sotme në një minierë të Bulqizës ku një minator ka humbur jetën.
Mësohet se minatori 60 vjeçar Fari Veliu ka qenë duke punuar për ndërtimin e një armature kur ndodhi shembja masive e mineralit, gjë që i solli vdekjen.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për përgjegjësit e sigurisë teknike dhe zbardhjen e plotë të aksidentit. Versus.al







