Gjykata e Posaçme ka vendosur të shtyjë për datë 18 qershor në orën 14:00 seancën gjyqësore në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu i cili akuzohet për shpërdorim detyre në tragjedinë e Gërdecit ku vdiqën 26 persona.
Shkak është bërë fakti se Mediu ndodhet jashtë vendit.
Kjo është e disata herë që seanca ndaj tij shtyhet për shkak se ish-ministri ndodhet jashtë shtetit. Familjarët e viktimave e kanë konsideruar këtë si një zvarritje nga ana e drejtësisë duke shtyrë më tej “agoninë” e tyre 17 vjeçare. Versus.al







