AKTUALITET /

Tragjedia / Vdes 19-vjeçari shqiptar në Santorini, e zë çatia teksa po punonte në një shpellë

Sipas Cyclades24.gr, është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën. Pronari i objektit, dhe ai i huaj dhe jo grek, mësohet e nuk kishte leje për të bërë punime.

Shkruar nga Versus

Tragjedia / Vdes 19-vjeçari shqiptar në Santorini, e zë

Një punëtor 19-vjeçar shqiptar humbi jetën në Thirra të Santorinit të Greqisë pasi u shtyp për vdekje nga shembja e çatisë teksa po kryente punime ndërtimi në një pronë të shpellës në Imerovigli.

Sipas Cyclades24.gr, është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën. Pronari i objektit, dhe ai i huaj dhe jo grek, mësohet e nuk kishte leje për të bërë punime.

Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Tragjedia / Vdes 19-vjeçari shqiptar në Santorini, e zë

Ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike, ndërsa zona specifike ku po zhvilloheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.

 

Poll