AKTUALITET /

Transportonin ilegalisht shqiptarët drejt Britanisë, SHBA e Kanadasë, GJKKO kalon për gjykim dosjen me 32 të pandehur

Shkruar nga Versus

Transportonin ilegalisht shqiptarët drejt Britanisë, SHBA e

Gjykata e Posaçme ka kaluar për gjykim dosjen në ngarkim të 32 personave të cilët akuzohen për trafikun e emigrantëve të paligjshëm, kryer në formën e një grupi kriminal.

Prokuroria e Posaçme akuzon 32 anëtarët e grupit se përgjatë viteve 2022-2024 kanë bërë të mundur kalimin e shqiptarëve në mënyrë të paligjshme drejt Mbretërisë së Bashkuar, SHBA-ve dhe Kanadasë në rrugë tokësore, ajrore e detare.

Bëhet fjalë për shtetasit: Njazi Ademaj, Ylli Brahimaj, Rrezart Domi, Osman Luca, Artur Mici, Arsen Caka, Jugert Gashi, Emiljan Marashi, Robert Gjika, Roland Islamaj, Xhelal Krasniqi, Fitim Rama, Gridi Elezi, Maksim Domi, Dritan Cena, Redi Salaj, Behar Nuhiallari, Behar Rexha, Deila Qama, Arnold Shahu, Ylli Çaushaj, Artid Shtylla, Murat Gjuniku, Bardhyl Imeri, Bajram Xhaja, Besnik Lumaj, Altin Neli, Fatmir Stankova, Arben Rushiti, Leonardo Lama, Xhelil Alla, Perlat Canaj dhe Amarildo Luca. 

Anëtarët e grupit siguronin dokumente të falsifikuara dhe më pas gjenin ndërmjetësit për t’I dërguar shqiptarët drejt vendeve ky synonin në këmbim të pagesave. Transportimin e dokumenteve dhe personave e kryenin përmes agjencive “Domi Travel” dhe “Boris Travel”, të cilët bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Versus.al

Poll