AKTUALITET /

Transportonte 60 kg kanabis, kapet 52 vjeçari në Fushë Krujë, do e shiste drogën për 60 mijë euro

Droga do shitej në doza tëvogla në Krujë e Tiranë.

Shkruar nga Versus

Transportonte 60 kg kanabis, kapet 52 vjeçari në Fushë

Një 52 vjeçar i identifikuar si Afrim Meça është arrestuar në fshatin Luz të Fushë Krujës pasi u kap duke transportuar me makinë 60 kilogramë kanabis.

Lënda narkotike ishte paketuar në 6 thasë. Droga kapte vlerën e rreth 60 mijë eurove dhe dyshohej se do të shitej në doza të vogla në Krujë dhe Tiranë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin dhe 1 celular. Ndërkohë po vijojnë hetimet për të zbuluar anëtarë të tjerë të grupit të drogës. Versus.al

 

Poll