Fushë Krujë- Një arsenal armësh dhe minash është zbuluar mbrëmjen e djeshme në Nikël.
Dyshohet se ato përdoreshin nga grupe kriminale që vepronin në këtë zonë. Zbulimi u bë gjatë kontrolleve të policisë për zbardhjen e atentatit të Rinasit të ndodhur 3 ditë më parë. Mësohet se janë gjetur 1 mitraloz, 1 kallashnikov, disa granata dhe mina me telekomandë për shpërthim nga distanca.
Mesditën e së martës në zonën më të frekuentuar të Rinasit, në rrethrrotullimin pranë aeroportit u krye një atentat mafioz ku u zbrazën rreth 100 plumba drejt mjetit "Mercedez Benz S Class" me të cilin udhëtonin shënjestrat Gilmando Dani i cili mbeti i vdekur dhe Muçi Shaljani, agjenti i AMP i plagosur rëndë.
Deri më tani nuk ka asnjë detaj mbi autorët që kryen atentatin që rrezikoi dhjetëra njerëzish për mënyrën sesi u krye, të pashqetësuar nga policia e cila duhej të ishte e pranishme në vendngjarje. Versus.al

