AKTUALITET /

Tritol lokalit në Tiranë, pronari mohon të ketë konflikte: Se di kush mund të jenë autorët

Shkruar nga Versus

Tritol lokalit në Tiranë, pronari mohon të ketë konflikte:

Tiranë- Një sasi tritoli ka shpërthyer jashtë ambienteve të lokalit në rrugën "Ramazan Gaxherri". 

Shpërthimi ka ndodhur pak pas mesnate, rreth orës 01:15 kur lokali ishte i mbyllur. Mësohet se objekti është në pronësi të 44 vjeçarit S.H. 

Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar përveçse dëmeve materiale të shkaktuara. Pronari, Sotiraq.H ka mohuar të ketë konflikte, ndërsa tha se nuk kishte asnjë ide se kush mund të jenë përgjegjësit. 

Grupi hetimor, ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe po punon për kapjen e autorëve. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: