
Mbrëmjen e djeshme Versus.al raportoi për një shpërthim të fortë brenda rrethimit të burgut të Fushë Krujës. Ngjarja ndodhi rreth orës 22:45.
Sipas detajeve të siguruara, dyshohet se qëllimi ka qenë dëmtimi i një gjeneratori që ndodhet në burgun e sigurisë së lartë. Në polici fillimisht mbërriti një telefonatë se në rrethimin e burgut është dëgjuar një zhurmë e fuqishme pranë vendit ku ndodhen disa gjeneratorë dhe një kabinë elektrike.
Dyshimet janë se lënda plasëse është hedhur nga një person me kapuç nga jashtë ambientit të burgut. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar apo dëme materiale pasi sasia e tritolit të shpërthyer, ka qenë e vogël.
Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e objektivave të tij. Versus.al







